Site icon Telegrafi

Femrave më shumë u pëlqejnë ‘techno’ sesa meshkujt ‘macho’

Më nuk janë në modë meshkujt ‘macho’, sikur David Gandy apo Daniel Craig, por ‘techno’, sikur që është p.sh Mark Zuckerberg, themelues i "Facebook" -ut, Anketa ka treguar se 59% e femrave më shumë joshen nga meshkujt që dinë ta rregullojnë kompjuterin, sesa nga ata që marrin vesh rreth automobilave.

Epiteti ‘tekno-seksual’ është aq i popullarizuar, saqë 40% e meshkujve të anketuar kanë pranuar se më shumë preferojnë që të mburren sesi janë të zotë sa i përket teknologjisë, sesa që është e vërtetë një gjë e tillë, me qëllim që të lënë përshtypje të mirë te gjinia e kundërt. Por, ata duhet të mos e teprojnë, meqë 80% e femrave kanë thënë se nuk u besojnë meshkujve kur e lavdërojnë veten e tyre, pa i pare vetë me sytë e tyre.

Ekspertët supozojnë se deri te një ndryshim i tillë ka ardhur për shkak të një stili gjithnjë e më të shpejtë të jetës dhe për shkak të faktit që, gjithnjë e më shumë jemi të varur nga kompjuteri dhe pajisjet e ndryshme teknologjike.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version