Gjashtë nga dhjetë femra australiane konsiderojnë se meshkujt me qime në fytyrë janë më atraktivë seksualisht në raport me ata që rruhen. Ky është rezultat i studimit të cilin e ka realizuar Jigsaw Strategic Research, në të cilin janë përfshirë meshkuj dhe femra të moshave ndërmjet 16 dhe 34 vjeç.
Ndërkohë, rreth 2/3 e meshkujve të anketuar janë përgjigjur se mjekra e rregulluar mirë u jep shanse më të mëdha për të ‘zënë’ femra. Rreth 75% e meshkujve kanë pohuar se qimet në fytyrë i bëjnë të ndjehen më joshës. Ndërsa 68% e meshkujve konsiderojnë se mjekra u jep më shumë personalitet.
Nga ana tjetër, femrat mendojnë se meshkujt që mbajnë mjekër kanë më shumë individualitet, janë elegantë dhe kanë prirje aventureske. /Telegrafi/