Site icon Telegrafi

Femrat me vithe të mëdha nuk janë vetëm seksi, ato janë më të mençura dhe shëndetshme se tjerat

Siç duket Kim Kardashiani dhe Beyonce duhet të gëzohen tej mase, pasi që një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar që femrat me vithe të mëdha janë më të mençura dhe më të shëndetshme.

Në këtë studim, i cili ka analizuar të dhënat e 16,000 grave, universiteti ka zbuluar se femrat me vithe më të mëdha sesa mesatarja jo vetëm se janë më inteligjente, por edhe tejet më rezistente ndaj sëmundjeve kronike, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi i këtij studimi, profesor Konstantinos Manolopoulous, ka komentuar: “Ideja se shpërndarja e dhjamit është e rëndësishme për shëndetin është gjë e njohur për një kohë të gjatë. Sidoqoftë, vetëm së fundmi është zbuluar se depozitimi i dhjamit në vithe lidhet me në shëndet më të mirë”.

Studimi gjithashtu ka treguar se femrat me vithe më të mëdha kanë tendenca të kenë nivele më të ulëta të kolesterinës dhe glukozës, e gjithashtu nivele më të larta të yndyrave Omega-3.

Edhe dinoceptina, hormon i cili sjell përfitime antipezmatuese dhe anti-diabetike, është në favor të atyre me vithe më të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version