Problemet me ereksion dhe ejakulim të parakohshëm, janë ndër armiqtë kryesorë dhe më të këqij të çdo mashkulli.
Këto dy dukuri me të vërtetë që shkaktojnë ndjenja të padëshirueshme, si tek meshkujt, njashtu edhe tek femrat që janë me ta, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, disa femra kanë vendosur të tregojnë për arsyetimet më të shpeshta që i kanë meshkujt kur ejakulojnë pothuajse në fillim të aktit…
“Kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë më parë”
“Ai më ka thënë se kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë, mirëpo unë nuk e besoj këtë, pasi që të nesërmen në mëngjes, në dush, kishte ndodhur e njëjta gjë. Nuk ndihesha aspak komode!”
“Është e turpshme”
“Ai vetëm ishte ndalur duke më shikuar dhe më kishte thënë se ndihet i turpshëm që i ndodhi kjo dhe pavarësisht se i kam thënë që gjithçka është në rregull, ai kishte vazhduar të ndjehej keq”.
“A je gati për rundin e dytë?”
“E di se kjo ndodh, pasi që më ka ndodhur me disa meshkuj me të cilët kam kaluar natën, mirëpo njëri nga ta pasi që kishte ejakuluar më kishte shikuar dhe më kishte thënë të bëhesha gati për rundin e dytë. Ai nuk ishte i turpshëm, por kishte marrë kontrollin dhe kishim kaluar kohë të mirë.”
“Është radha jote…”
“Njëherë takohesha me një mashkull i cili derdhej gjatë paralojës për shkak se kjo ia mundësonte që pastaj të bëjmë seks më të gjatë. Kjo në fakt kishte qenë ide brilante, pasi që kur më kryente seks oral ishte me të vërtetë ndjenjë e mahnitshme. Seksi me të ka qenë i mrekullueshëm.” /Telegrafi/