Site icon Telegrafi

Femrat tradhtojnë më shpesh se meshkujt!

Edhe pse meshkujt janë të njohur si “mashtrues” të mëdhenj, gjithnjë e më shumë femra bëjnë aventura të herëpashershme, transmeton Telegrafi.

Një hulumtim i paradokohshëm i bërë në faqen e internetit “Victoria Milan”, vizitorët e së cilës janë personat që i dëshirojnë aventurat dashurore, ka treguar që madje 73 për qind e femrave u shkojnë në shtrat të tjerëve, sepse nuk munden ndryshe t’i përballojnë sjelljen dhe të metat e partnerit të tyre.

Besoni apo jo, ajo që pjesëtaret e gjinisë së bukur më së shumti i nevrikos është që tek i zgjedhuri i tyre mungon kuptimi për humor. Kështu janë deklaruar 19 për qind e 6.000 të anketuarave.

Në listën e shkaqeve përse femrat kërkojnë argëtim të kohëpaskohshëm me të tjerët janë edhe këto:
▪ Nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm (16 për qind)
▪ Nuk është i mirë në shtrat (14 për qind)
▪ Ka vese të këqija (11 për qind)
▪ Është dembel dhe joambicioz (10 për qind)
▪ Nuk kujdeset mjaftueshëm për pamjen dhe higjienën (9 për qind)
▪ Nuk është i suksesshëm (7 për qind)
▪ Nuk kujdeset për detajet dhe as për normat shoqërore (5 për qind)
▪ Është i pakujdesshëm, pas vete lë rrëmujë dhe është djalë mamaje (5 për qind)
▪ Është egoist (5 për qind)
/Telegrafi/
 

Exit mobile version