Site icon Telegrafi

Femrat tradhtojnë kur nuk janë të kënaqura në shtrat

Sipas një hulumtimi të fundit, femrat të cilat nuk janë të kënaqura në lidhje dashurie apo në martesë, kërkojnë ngushëllim te meshkujt e tjerë.

Hulumtimi, të cilin e ka bërë sajti për zbulimin e aferave jashtëmartesore, në bashkëpunim me më shumë se 4.000 femra, ka zbuluar disa shkase themelore për shkak të të cilave femrat tradhtojnë.

Në vend të parë gjenden sjelljet jo xhentëlmene dhe narcisoide të meshkujve, pastaj vjen mungesa e seksit cilësor.

65 për qind e femrave kanë pranuar se nuk do të tradhtonin sikur partnerët të përpiqeshin t’i përmirësonin të metat seksuale, ndërsa 81 për qind e damave kanë deklaruar se më shumë eksperimentojnë me dashnorët sesa me bashkëshortët.

Gjithashtu femrat humbin dëshirën seksuale kur meshkujt ekskluzivisht kujdesen vetëm për veten dhe për nevojat vetjake në shtrat, në vend që t’i kushtohen më shumë kënaqjes dhe eksitimit të partneres. Po ashtu edhe cikërrimat, si p.sh. kontrollimi i telefonit në shtrat, gjithashtu janë shkaktarë të “ftohjes” së gjinisë së bukur.

Dhe, e fundit, për aventurat jashtëmartesore jo më pak e rëndësishme është edhe mungesa e praktikimit të paralojës në shtrat. Sido që ta marrësh, e gjitha ka të bëjë me shtratin, seksin dhe kënaqësinë. Femra patjetër duhet të jetë e lumtur në shtrat, në mënyrë që të mos kërkojë lumturinë te ndokush tjetër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version