Site icon Telegrafi

Femrat tërheqëse shikohen si objekte?

Prof. Bernard dhe ekipi i tij u kanë dhënë pjesëmarrësve të shikojnë në monitor fotografitë e meshkujve tërheqës dhe femrave në rroba të brendshme. Disa fotografi kanë qenë në pozita të zakonshme, ndërsa disa të tjera të kthyera mbrapsht. Secili pjesëmarrës pas çdo fotografie ka shikuar një sekondë në monitorin e zi, dhe pastaj në bazë të dy fotografive të ndryshme është dashur të njohë atë që e ka shikuar së pari.

“Ende mbetet e paqartë pse truri femrën tërheqëse e vështron si objekt, ndërsa mashkullin si person”, ka deklaruar prof. Philippe Bernard.

Njerëzit i kanë njohur më vështirë meshkujt kur fotografinë e tyre origjinale e kanë shikuar të kthyer mbrapsht, ndërsa tek fotografia e femrave nuk ka pasur probleme me njohjen e tare.

Këto rezultatet sugjerojnë që njerëzit femrat tërheqëse në fotografi i shikojnë si objekte. /Telegrafi/

Exit mobile version