Sipas të gjitha gjasave, femrave nuk do t’u pëlqejnë rezultatet e një studimi të ri, të cilat tregojnë se femrat sundohen nga hormonet.
Siç është vërtetuar, madje edhe sasia e vogël e hormonit të stresit, te femrat shkakton stuhi emocionale. Meshkujt, nga ana tjetër, janë thuajse imunë ndaj ndikimit të tillë emocional.
Shkencëtarët thonë se ky studim ndihmon në shpjegimin e dallimeve ndërmjet meshkujve dhe femrave në mënyrën se si dy gjinitë i kontrollojnë emocionet e tyre.
Ata thonë se tashmë është vërtetuar se meshkujt reagojnë më mirë ndaj situatave të krizës.
Ndikimi i madh hormonal besohet të jetë arsye se pse është gjithnjë e më i madh numri i femrave që vuajnë nga depresioni dhe anksiozitetit.
Shkencëtarët ende nuk dinë të shpjegojnë se pse meshkujt dhe femrat dallojnë aq shumë nga aspekti emocional. /Telegrafi/