Site icon Telegrafi

Femrat që punojnë natën rrezikohen nga kanceri

Chinese businesswoman working late in office

Shkencëtarët danezë kanë kontrolluar të dhënat mjekësore të 18.500 femrave. Femrat që kanë punuar në ndërrim të natës kanë pasur për 40 për qind rrezik më të madh nga krijimi i kancerit të gjirit.

Megjithatë, femrat të cilat në periudhën prej gjashtë vitesh kanë punuar të paktën tri net në javë, kanë pasur dyfish rrezik më të madh nga formimi i kancerit të gjirit.

Në fund, rrezik më të madh kanë pasur femrat të cilat kanë punuar në ndërrime të natës, ndërsa e kanë përshkruar veten si tip i mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët theksojnë se si rritja e rrezikut nga krijimi i kancerit të gjirit është mënyra përgjegjëse në të cilën funksionon organizmi, respektivisht ritmi cirkadial.

Ritmi cirkadial tregon ritmin e ndodhive psikofizike të njeriut të cilat janë të lidhura me ndikimet e ndryshme të jashtme (dita dhe nata, ndryshimi i stinëve të vitit, baticat dhe zbaticat), të cilat reflektohen te njeriu në kuadër të ritmeve biologjike nga më të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version