Telegrafi

Femrat që marrin pilula janë më seksi se tjerat

Një kërkim i bërë në Itali te 600 femra me të reja se 30 vjeç, ka treguar se 90 për qind e femrave të cilat përdorin pilula kontraceptive janë të kënaqura me pamjen e tyre, 75 për qind ndiejnë se kanë më shumë vetëbesim , ndërsa 68 për qind konsiderohen fizikisht më të bukura se më herët.

Me të vërtetë kanë efekt edhe në humbjen e peshës, dhe pse disa prej tyre të dëmshme, këto pilula për disa gra janë ende temë-tabu, pilula është shumë e dobishme për shëndet, përfundim ky i gjinekologëve italianë.

Në asnjë mënyrë nuk guxoni që pilulat kontraceptive t’i merrni duke u bazuar vetëm në ngjyrën e kutisë apo këshillën e mikes, gjithsesi duhet të konsultoheni me gjinekologun paraprakisht.

Disa sëmundje, sikurse tensioni i lartë i gjakut, mund të jenë të kontraindikuara në marrjen e pilulave kontraceptive orale.

Ky paralajmërim nuk vlen vetëm për pilulat kontraceptive mirëpo edhe për terapitë hormonale, të cilat rrisin kualitetin e jetës te gruaja në menopauzë. /Telegrafi/