Telegrafi

Femrat pëlqejnë celularët më shumë se meshkujt

Rezultatet kanë treguar se shumica e femrave ishin treguar shumë të shqetësuara në rast se kishin humbur celularin e tyre.

Ky anketim ka treguar se femrat i konsiderojnë nënat e tyre në rend të parë, ndërsa 1/3 e tyre kanë pranuar se pa probleme mund ta kalonin jetën pa meshkuj në jetën e tyre.

Në vend të dytë femrat i kanë fotografitë, dhe pas tyre vijnë telefonat celularë. Shoqëria është e vlerësuar në vendin e katërt, ndërsa meshkujt vijnë në vend të pestë.

Thuajse të gjitha femrat janë të gatshme të ndërrojnë gjësendet e tyre për para, ndërsa shumica e femrave do ta zëvendësonin burrin apo të dashurin për 700.000 funte (775.000 euro). /Telegrafi/