Një studim i realizuar nga Universiteti British Columbia pohon se meshkujt dhe femrat e perceptojnë ndryshe atraktivitetin seksual. Është treguar se femrave u pëlqejnë meshkujt e “këqij” me dukje të padisponuar të fytyrës dhe me fodullëk. Ndërsa meshkujt pëlqejnë të kundërtën te femrat- buzëqeshjen e madhe në fytyrë.
Edhe pse kudo në botë buzëqeshja konsiderohet si armë kryesore për lënien e përshtypjes së parë, megjithatë duket se meshkujt nuk duhet ta shfrytëzojnë atë, pasi që femrat i preferojnë ata të cilët nuk duken edhe aq të gëzuar.
“Duket se femrave u pëlqejnë meshkujt krenarë me dukje të lehtë arrogante në fytyrë, sepse lënë të kuptohet se kanë status të mirë, janë kompetentë dhe mund të jenë parterë të mirë, por edhe prindër të mirë. Meshkujt me buzëqeshje japin mesazh se nuk janë dominues, ndërsa femrave u pëlqejnë meshkujt dominues”, thonë autorët e studimit. /Telegrafi/