Site icon Telegrafi

Femrat në shtrat nuk mendojnë më

E bukura është se nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ata që përcaktuan që materia gri e femrës humbet funksionalitetin e saj në momentin kur ajo arrin kulmin e kënaqësisë, ishin një ekip studiuesish holandezë që në Kongresin “European Society of Human Reproduction and Embryology” treguan trurin e 12 çifteve midis 19 dhe 49 vjeç, ndërkohë që bënin seks.

"I linim vetëm në dhomën e skanerit, me dritat e ulëta”, -shpjegon doktor Holsteg, një nga studiuesit e përfshirë në kërkim. Kuptohet që njëri prej të dyve e kishte kokën në skaner, prandaj performancat seksuale ishin të kufizuara, “por ne na interesonte truri dhe jo seksi. Rezultati më i rëndësishëm që kemi regjistruar është që truri i femrës aktivizohet totalisht në momentin e arritjes së orgazmës”.

Pse ndodh kjo? Sipas opinionit të doktor Holstege, "mbase për të arritur orgazmën, femra duhet të çaktivizojë disa pjesë të trurit të saj, si p.sh. qendrat e frikës. Gratë janë të afta edhe të shtiren për orgazmën, por kjo nuk i shpëton skanerit. Nëse shtiret, shumë pjesë të trurit mbeten aktive".

Exit mobile version