Site icon Telegrafi

Femrat kanë problem me parkim

Femrat e kanë problem parkimin anësor, sepse e kanë të vështirë ta vendosin anash automjetin e tyre ndërmjet dy automjeteve tjera. Kjo është arsyeja pse femrat, dy herë më shumë se meshkujt, kërkojnë nga dikush tjetër që t’ua parkojë automjetin.

¾ e femrave kanë pranuar se e kanë të vështirë të bëjnë parkimin anësor të automjetit edhe atëherë kur kanë mjaft hapësirë për automjetin e tyre. Çdo e pesta femër ka pohuar se nuk mund ta bëjë një parkim të këtillë. Ndërsa meshkujve u ndodhin shumë më rrallë situata të këtilla.

Ky studimi është i bazuar në anketimin e 4.200 shoferëve, prej të cilëve 1.428 ishin meshkuj, ndërsa 2.772 ishin femra.

Ndoshta dikush mund ta konsiderojë këtë analizë si diskriminim gjinor, mirëpo hulumtimi ka treguar se parkimi u shkon më së miri meshkujve.

Exit mobile version