Telegrafi

Femrat kanë erë të qepës, ndërsa meshkujt të djathit …

Shkencëtarët, të cilët kanë bërë këtë hulumtim, me shpresë të zbulojnë deodorantin e ri, kanë marrë mostra nga sqetullat e 24 meshkujve dhe 25 femrave, pas qëndrimit të tyre në sauna ose pas ushtrimit në biçikletë.

Kanë zbuluar se femrat kanë dhënë sasi të larta të squfurit pa erë – përmbajtje të përzier, sipas raportit të Shkencëtarëve të Rinj. Dhe, kur kjo erë përzihet me bakteret e gjetura në nënsqetulla, atëherë transformohet në kimikat të quajtur thiol, e njohur si qepa kutërbuese. Ndërsa te meshkujt kanë gjetur një sasi të lartë të acid it dhjamor, i cili kur të përzihet me enzima që krijohen në nënsqetull, prodhon erë djathi.

hristian Starkenmann, i cili ka udhëhequr këtë studim, thotë: ‘Meshkujt mbajnë erë të djathit, ndërsa femrat të grejpfrutit ose të qepës’, që është erë shumë më e pakëndshme! Profesori Tim Jacob, i cili hulumton shkencën e erërave në Universitetin e Kardifit, thotë: ‘Faktorët e tjerë që ndikojnë në erë, varet nga çfarë hamë, me çfarë pastrohemi, çfarë veshim dhe çfarë gjene kemi trashëguar.’ /Telegrafi/