Një studim i ri ka pohuar se femrat heteroseksuale janë të joshura nga meshkujt që shfaqin trajta të seksizmit dashamirës.
Seksizmi dashamirës është seksizëm i cili i sheh femrat në një mënyrë stereotipike – p.sh janë mendimet që femrat duhet të rrinë në shtëpi dhe të rrisin fëmijë, etj., transmeton Telegrafi.
Studimi, i cili është publikuar në ‘Personality and Social Psychology Bulletin’, ka kryer disa eksperimente me 200 femra studente për t’i nxjerrë përfundimet e veta.
Sipas autorëve të studimit, femrat i pëlqejnë meshkujt me trajta të seksizmit dashamirës sepse ata janë “më të gatshëm të angazhohen në lidhje, të jenë më mbrojtës, etj”.
Ideja e këtij studimi kishte qenë që të hulumtohen më mirë definicionet e mëhershme të cilat psikologët i kanë përdorur për ta ndarë në dy kategori sekzimin: në seksizëm armiqësor dhe dashamirës.
Seksizmi armiqësor është esencialisht misogjini – definicioni klasik i paragjykimeve – dhe është hapur i dëmshëm për femrat.
Në anën tjetër, seksizmi dashamirës është lloj i “misogjinisë së djalit të mirë” i cili i sheh femrat si më pak të afta se meshkujt (të paktën në hapësira publike). /Telegrafi/