Dove në aksionin e vet të ri ka dëshmuar që femrat në të vërtetë kanë mendim të keq për pamjen e tyre.
Femrat janë kritikueset më të mëdha të pamjes së tyre, dhe nuk është çudi që vetëm 4 për qind e femrave mendojnë që janë të bukura.
Dove ka bërë emër duke thyer mitet për femrat dhe pamjen, ndërsa videoja e re e saj, thënë më së buti është gjenial.
Kanë marrë shtatë femra të moshave dhe racave të ndryshme, ish-portretistin forenzik të FBI-së dhe shtatë njerëz të panjohur.
Së pari femrat kanë qenë të ulura prapa perdes dhe ua kanë përshkruar veten portretistit policor, i cili ka bërë portretet e tyre ashtu siç i bën gjithmonë, transmeton koha.net. Pastaj secila prej tyre ka kaluar një kohë ta caktuar me personin tërësisht të panjohur, i cili pas kësaj ia ka përshkruar atë grua portretistit.
Rezultatet janë absolutisht të pabesueshme, sepse secila femër e ka përshkruar veten ashtu që në portret nuk ngjan aspak me veten, ndërsa përshkrimet e të huajve kanë qenë të mjaftueshme që portretisti të bëjë portret shumë të besueshëm,.
Kur kanë parë rezultatin, disa nga të anketuarat kanë qarë për veten kur kanë kuptuar se sa mendim të keq kanë për veten. /Telegrafi/