Telegrafi

Femrat i urrejnë fotografitë e tyre

Gjysma e femrave janë aq vetëkritike, saqë urrejnë ta shohin veten në fotografi. Tre të katërtat e tyre janë të vetëdijshme për këtë gjë, ashtu që gjithmonë tentojnë të shmangin fotografimin me femrat tjera.

Një hulumtim ka treguar se kur femra e shikon fotografinë e saj, më së shpeshti nuk është e kënaqur për buzëqeshjen. Shumica e tyre do të thonë se edhe dhëmbët nuk i kanë të bardhë sa duhet.

Ndërsa atëherë kur nuk qeshin duke u fotografuar, ato do të ankohen për sytë që nuk i kanë të hapur sa duhet, ose do të flasin për rrobat jo të mira që i kanë pasur kur e kanë bërë atë fotografi. /Telegrafi/