Për shkak të ndikimit që ka bota sociale në jetën tonë atëherë nuk kemi pse habitemi me rezultatet e një studimi, i cili zbulon se femrat nga mosha 16 deri në 25 vjeçe shpenzojnë një mesatare prej 5 orësh në javë duke shkrepur selfie. Madje këtë kohë ja vjedhin gjumit të natës.
Gjatë këtij studimi me mbështetjen e ueb-faqes FeelUnique.com u intervistuan 2000 femra të moshës së re.
Mesatarisht vajzat e kësaj moshe shkrepin 3 selfie çdo ditë dhe kjo gjë ju merr 16 minuta nga koha e tyre. Ju mund të pyesni veten se përse duhen 16 minuta për të shkrepur 3 foto? Në këto 16 minuta vajzat mendojnë për makeup-in, këndin e shkrepjes së fotos, dritën dhe elemente të tjera që ndikojnë në perfeksionimin e fotos.
Realisht rezultatet e këtij studimi janë për t’u besuar. Të gjithë ne shohim në ambiente publike vajza që shkrepin selfie, e të mos mendojmë se sa foto bëjnë këto vajza kur janë në shtëpi. Së fundmi trendi më i ri është shkopi që bën selfie që ka pak kohë që ka mbërritur dhe në Shqipëri. 30% e vajzave të pyetura pranuan se qëllimi i tyre është të shkrepin një foto të bukur për ta shpërndarë në rrjetet sociale e për tu dukur e bukur në sytë e të tjerëve. Dhe kur vjen puna tek numri i selfie-ve që ka çdo vajzë në telefon, shifrat janë të mëdha.
Femrat nga mosha 16 deri në 25 vjeçe kanë mesatarisht 150 selfie në smartfonin e tyre. Ndërkohë që 28% e femrave të pyetura të çfarëdolloj moshe pranuan se shkrepin të paktën një selfie në javë. Këtu me siguri bën pjesë dhe Kim Kardashian e cila së fundmi ka realizuar një libër plot 448 faqe më fotot e saj të quajtur ‘Selfish’.