Në fakt, gjinia e bukur gjithnjë e më shumë po zbukurohet, ndërsa meshkujt po bëhen gjithnjë e më pak tërheqës estetikisht, ngjashëm sikurse pasardhësit e tyre nga shpella.
Hulumtuesit pranë Universitetit të Helsinkit kanë zbuluar se femrat e bukura kanë për 16% më shumë fëmijë se sa grupi i femrave më pak atraktive.
Shumica e këtyre fëmijëve janë të gjinisë femërore, ndërsa kur të rriten bëhen të bukura si nënat e tyre dhe në këtë mënyrë përsëritet i njëjti cikël dhe me kalimin e gjeneratave femrat bëhen gjithnjë e më të bukura.
Ndërkohë, i njëjti studim ka ardhur në përfundim se e kundërta ndodh me meshkujt. Me kalimin e gjeneratave ata bëhen gjithnjë e më të shëmtuar.