Site icon Telegrafi

Femrat gjithnjë e më shpesh tradhtojnë bashkëshortët e tyre

Kur u bëhet monotone përditshmëria
Dikur femrat kanë pasur afera për shkak se kanë pushuar t’i dashurojnë bashkëshortët e tyre, mirëpo tani këtë gjithnjë e më shpesh e bëjnë ekskluzivisht për shkak të kënaqësisë seksuale dhe argëtimit, thotë seksologjia Tracy Cox.

“Prandaj, akoma janë të dashuruara në bashkëshortët e tyre, mirëpo dëshirojnë diçka të re dhe ndryshe, thotë Cox, transmeton Telegrafi.

Konstatimet e seksologes i vërtetojnë edhe hulumtimet të cilat tregojnë që qëndrimi i femrave ndaj aferave jashtëmartesore në masë të madhe ka ndryshuar. Femrat vendosin të bëjnë ato gjëra që më parë mbase nuk kanë mundur as t’i imagjinojnë.

Natyrisht që te femrat shfaqet faji për këtë shkak, mirëpo kanë mësuar se si justifikohen. Më së shpeshti vetes i thonë që meritojnë lumturinë andaj meritojnë të ndihen të gjalla. I sqarojnë vetes që janë nëna të mira dhe bashkëshorte të mira, andaj afera është diçka që do t’i argëtojë paksa, por dhe do t’u ofrojë kënaqësi, thekson Cox. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version