Ato mërziten nga fakti se duhet të kërkojnë veshjen ideale, pastaj urrejnë të zhvishen dhe të kërkojnë madhësinë që u nevojitet.
Një hulumtim i realizuar nga “Mintel” ka zbuluar të vërtetën shokuese: 44 për qind e femrave e urrejnë shopingun.
Përveç veshjes, zhveshjes, kërkimit të numrit të madhësisë së përshtatshme etj., femrat e urrejnë edhe faktin se shumica e rrobave janë të dedikuara vetëm për moshat e reja.
Prandaj, 27 për qind e të anketuarave janë ankuar se nuk mund të gjejnë një butik, që shet veshje moderne dhe trendi edhe për femrat që nuk janë në moshë të re. /Telegrafi/