Shumica e grave i përdorin për higjienën intime dhe nuk janë të vetëdijshme se sa shumë dëmtojnë shëndetin e tyre…
Jo aq pak femra përdorin vajra esenciale për higjienën intime dhe duke mos ditur se sa i rrezikshëm mund të jetë ky zakon.
Sipas gjinekologëve, vajrat esenciale krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e mikrobeve dhe janë thjesht një “maskë aromatike” që mund të përkeqësojnë problemet me mikroflorën dhe të çojë në efekte të rënda anësore, transmeton Telegrafi.
Era e pakëndshme mund të shoqërohet me vagjinozë bakteriale (disbakteriozë e theksuar), një gjendje që duhet trajtuar dhe përdorimi i vajrave esenciale krijon vetëm kushte të favorshme për zhvillim edhe më të madh të mikrobeve dhe përkeqëson mikroflorën tashmë të trazuar.
Siç theksojnë mjekët, kombinimi i vajit të livandës dhe kokosit është i preferuar, për shkak të vetive të tyre të njohura kuruese. Kjo përzierje aplikohet në mukozën e vulvës dhe në hapjen e vagjinës dhe në vend që të maskojë erën e pakëndshme dhe të “shërohet”, krijon probleme shumë më të mëdha.
Sipas gjinekologëve, edhe pse livanda ka një efekt antiseptik, ka një erë shumë të këndshme dhe shëron plagët, një përqendrim i lartë i vajit esencial mund të irritojë mukozën dhe të përkeqësojë situatën.
Shfaqja e një ere të pakëndshme nga sekrecioni mund të shoqërohet me infeksion vagjinal, çekuilibër të florës vagjinale ose rrjedhje të urinës, ndaj është më mirë të shkoni menjëherë te mjeku nëse keni këtë problem. /Telegrafi/