Telegrafi

Femrat e kalojnë një dekadë në dietë

Një femër tipike zakonisht i mban dy dieta brenda një viti, ku secila zgjat mesatarisht pesë javë. Kështu nëse llogariten dietat ndërmjet moshës 18 dhe 70-vjeçare llogaritet se në total dieta zgjat dhjetë vite për gjithë jetën.

Disa femra madje (10 %) shkojnë edhe më larg duke shpenzuar 25 vite të jetës së tyre në dietë.

Ekspertiza, po ashtu, ka treguar se më shumë se 41% e femrave kanë pranuar se ato janë vazhdimisht në një dietë ose vazhdimisht kontrollojnë se çka janë duke ngrënë, 44% thonë se pavarësisht se çka bëjnë ato nuk humbin në peshë, ndërsa 59% mendojnë se kurrë nuk do ta arrijnë vijën e trupit të cilën e dëshirojnë.