Telegrafi

Femrat e dashuruara mund ta nuhasin partnerin

Në një studim janë përfshirë njëzet femra të cilat është dashur të nuhasin tri bluza. Me njërën bluzë për shtatë ditë resht kishte fjetur i dashuri, me tjetrën shoku ose shoqja, ndërsa bluza e tretë i ka takuar një të panjohuri.

Është interesant fakti që të gjitha femrat kanë arritur ta dallojnë aromën e partnerit të tyre. Femrat të cilat kishin qenë vërtet të dashuruara kanë dalluar buzën e të dashurit të tyre, mirëpo e kanë pasur të vështirë të bëjnë dallimin ndërmjet bluzës së shokut/shoqes së tyre dhe asaj që i takonte të panjohurit. Ndërsa femrat të cilat nuk kishin qenë vërtet të dashuruara kanë qenë më precize në dallimin e aromës së shoqes së tyre, duke njohur edhe bluzën e personit të panjohur.

Ekspertët pohojnë se dashuria ndikon në dallimin e aromave. Ata shtojnë se femrat e dashuruara iu kushtojnë më pak vëmendje njerëzve të tjerë në raport me të dashurin, prandaj nuk kanë arritur ta dallojnë se cila bluzë i takon shokut/shoqes dhe cila personit të panjohur. /Telegrafi/