Site icon Telegrafi

Femrat e bukura kanë prirje për tradhti

Është interesant fakti që femrat të cilat kanë nivel të lartë të estrogjenit janë fizikisht shumë më atraktive, ndërsa ekspertët pohojnë se femrat e bukura më shpesh ‘peshkojnë’ për t’i gjetur meshkujt të cilët i kënaqin ato.

Studimi i realizuar në Universitetin e Teksasit, në të cilin janë përfshirë 52 studente, ka treguar se studentet më të bukura kishin pasur nivel më të lartë të estrogjenit. Ndërsa bukurinë e tyre e kanë caktuar studentët tjerë pjesëmarrës në këtë studim.

Të njëjtat femra janë pyetur se sa janë të kënaqura me partnerin e tyre dhe a mendojnë për tradhti. Rezultatet kanë treguar se studentet më tërheqëse kishin qenë më të pakënaqura me meshkujt e tyre.

Exit mobile version