Site icon Telegrafi

Femrat duan zgjedhjen e problemeve, kurse meshkujt duan më shumë seks

Meshkujt dhe femrat kanë një qasje të ndryshme ndaj problemeve në martesë. Meqë gjinia më e fortë shpesh nuk i vëren ato probleme, ata janë më pak të prirë që të kërkojnë ndihmë profesionale për zgjidhjen e tyre, tregon studimi i revistës "Meri’s Health". 

Kërkuesit shkencorë kanë intervistuar psikoterapeutët nga Qendra për këshillim martesor në Minesota. Shkuarjen te terapeuti martesor meshkujt e shohin si shenjë të dobësisë, prandaj për një veprim të tillë vendosin vetëm nëse raportet bashkëshortore janë me të vërtetë të këqija. Femrat kërkojnë ndihmë shumë më herët, meqë kanë për qëllim që ta shpëtojnë martesën.

Nga terapeutët profesionistë gratë presin që t’u tregojnë sesi t’i zgjedhin problemet, derisa meshkujt e shohin problemin, e kuptojnë atë, duan ta zgjedhin, e më pas të vazhdojnë me jetën. Në ndërkohë, shpresojnë fshehurazi se kjo do të rezultojë me më shumë seks, shkruan "Daily Mail".

Për një ndihmë të tillë gratë përcaktohen me qëllim që të marrin ndihmë që, bashkë me burrin, ta gjejnë shkaktarin e problemit dhe ta zgjidhin me rrënjë, kurse meshkujt janë më praktikë dhe duan që femrat t’ua përgatisin një listë të gjërave që duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Mu këtu edhe lind problemi, sepse gratë duan që meshkujt vetë t’i vërejnë gabimet që bëjnë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version