Kanë marrë pjesë 1.000 të anketuar, të cilët kanë vlerësuar joshjen e personave të gjinisë së kundërt nëpërmjet qindra fotografish, të cilat kanë shfaqur situata të shumëllojshme, nga lumturia deri te krenaria dhe arroganca.
Rezultatet kanë treguar dallim të madh midis gjinive: femrat i dorëzohen arrogancës, ndërkaq meshkujt buzëqeshjes, transmeton Telegrafi.
– Për damat më atraktivë janë tipat krenarë, të cilët kanë shprehje arrogante në fytyrë, sepse kjo u dërgon porosi mbi statusin e lakmueshëm në shoqëri dhe të partnerëve dhe baballarëve potencialisht të mirë.
– Meshkujt të cilët buzëqeshin lënë përshtypjen e autsajderit, sikur në njëfarë mënyre pranojnë që nuk janë dominues, ndërkaq tipat e tillë femrat nuk i duan, thotë psikologia dr. Jessica Tracy, drejtuese e ekipit dhe shton që meshkujt joshen nga vajzat me buzëqeshje të plotë. /Telegrafi/