Telegrafi

Femrat dhe meshkujt reagojnë ndryshe në krevat

Trupi i mashkullit reagon gjithmonë kur ngacmohet, ndërsa te femra gjërat janë ndryshe, dhe këtë e ka vërtetuar një studim i ri.

Rezultatet e studimit kanë treguar se mendja dhe trupi i mashkullit reagojnë njësoj kur ai është afër një femre joshëse ose kur shikon pamje erotike.

Te femrat ekziston një ‘mosmarrëveshje’ ndërmjet mendjes dhe trupit. Edhe pse disa femra gjatë studimit kanë thënë se janë të eksituara, trupi i tyre nuk ka treguar kurrfarë ndryshimi, gjë që asnjëherë nuk kishte ndodhur te meshkujt.

Ky studim ka treguar se kur bëhet fjalë për seksin, meshkujt dhe femrat dallojnë shumë, sepse ndryshe shohin dhe reagojnë ndaj ngacmimeve seksuale. /Telegrafi/