Site icon Telegrafi

Femrat dhe meshkujt, dashuria dhe seksi

Femrat duan të flasin për ndjenjat dhe dashurinë, ndërsa meshkujt nuk dëshirojnë të flasin për dashurinë, por të bëjnë dashuri.

Edhe pse duket se të dyja gjinitë dëshirojnë të njëjtën gjë, është fakt se termet “dashuri” dhe “seks”, ata i kuptojnë në tjetër mënyrë.

Qëndrimi i meshkujve është se “edhe femrat edhe meshkujt dëshirojnë seks dhe dashuri, mirëpo ata nuk i dallojnë siç duhet këto dy terme.

Ndërkohë femrat duan dashuri, por edhe seks, por jo gjithmonë, kudo dhe në çfarëdo mënyre.

Edhe femrat e përjetojnë seksin sikurse meshkujt, por nuk kënaqen me sasinë, por me cilësinë. Ato e përjetojnë më mirë seksin kur vjen si ‘paketë’ me dashurinë. Ndërsa te meshkujt është e kundërta, ata dashurohen nëpërmjet seksit. /Telegrafi/

Exit mobile version