int(1) Femrat bëjnë seks me ish-të dashurit, ndërkohë që kërkojnë dashnorë të rinj - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Femrat bëjnë seks me ish-të dashurit, ndërkohë që kërkojnë dashnorë të rinj

Pothuajse gjysma e femrave të cilat vetë kanë pasur rregullisht seks me ish-partnerët, njëkohësisht kërkojnë dashnorë të rinj, – tregojnë hulumtimet më të reja.

Hulumtimi, në të cilin kanë marrë pjesë një mijë meshkuj dhe femra, ka treguar që shumica dërrmuese e femrave bëjnë rregullisht seks me ish-partnerët, sepse u mungon intimiteti fizik. Rreth 31 për qind e femrave kanë pranuar që shpresojnë se do “të ripërtërijnë” lidhjen me “afshin e vjetër”.

Të dhënat e marra nga hulumtimi kanë treguar që 43 për qind e femrave rregullisht bëjnë seks me ish-partnerët, ndërsa janë në kërkim të dashnorëve të rinj. Rreth 47 për qind e meshkujve e bëjnë të njëjtën gjë.

Disa nga arsyet për t’iu kthyer ish-partnerit janë: pijet e tepërta, flirti nëpërmjet Fejsbukut apo nëpërmjet lidhjeve të tjera shoqërore, si edhe takimi i shpeshtë gjatë daljeve për t’u argëtuar në mbrëmje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version