Site icon Telegrafi

Disa nga arsyet pse femra vepron kundër një femre tjetër

Duke vështruar botën përreth vetes, bile atë botën afariste, duket që meshkujt megjithatë më pak u bëhen njëri-tjetrit “ujk” seç është rasti me femrat

Femra për femrën shpesh di të bëhet ujkonjë! Ju sjellim disa nga arsyet pse femra vepron kështu kundër femrave tjera:

Bukuria – Deshët s’deshët, bukuria juaj është si kryq në shpinën tuaj kur jeni në shoqërinë femërore. Sa më bukur që dukeni më të pasigurta bëhen femrat rreth jush, ndërsa armiqësia ndaj jush më e fortë. Nga kjo situatë nuk ka rrugëdalje. Nëse jeni beqare, femrat tjera do t’ju shohin si konkurrencë, ndërsa ato në martesë do të jenë të bindura që doni t’ua rrëmbeni burrin, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca – Është krejt në rregull të jeni të zgjuara, por kur njerëzit rreth jush fillojnë të shfletojnë fjalorët për të kuptuar se çka flisni, ta dini që e keni tepruar. Sa më të komplikuara që i keni fjalët që i përdorni, shoqëria ose do të ndihen “më budalla” ose dëshirojnë “të vdesin nga mërzia”. Bisedat e thella janë argëtuese, por duhet të zgjidhni vendin dhe kohën sepse njerëzit në parim shoqërohen për t’u argëtuar, dhe jo të diskutojnë për betejë.

Shprehitë e forta të punës – Nëse jeni shtëpiake e cila çdo ushqim e gatuan me ushqimet organike të rritura në kopshtin e vet ose femër e suksesshme afariste e cila qëndron në vendin e punë derisa të mos përfundojë edhe projekti i fundit, këmbëngulja dhe përkushtimi juaj i pabesueshëm do t’i bëjë të tjerët përtacë të zakonshëm. Edhe pse nuk është faji juaj për inercinë e tyre dhe etjen për mediokritet, duhet të mësoheni të jetoni me pëshpëritjet e tyre therëse.

Vetëbesimi – Ka njerëz për të cilët dihet që kanë hyrë në një vend, edhe pse nuk e kanë thënë as një fjalë të vetme. Njerëzit e tillë duken me shumë vetëbesim, por kënaqësia e tyre me atë çka janë shumë lehtë mund të keqinterpretohet si egocentrizëm ose sqimë. Doni veten, por çmoni edhe të tjerët, ose do t’ju urrejnë.

Pesha – Sado kilogramë që të keni, gjithmonë do të jeni më të dobët se dikush tjetër dhe kjo është arsye e mjaftueshme që dikush t’ju shikojë keq. Sa më vitale të jeni, mjedisi do të lakmojë linjën tuaj. Mënyra e vetme për të shmangur shikimet gjykuese është të vishni rroba të gjera.

Personaliteti i fortë – Ky tip i femrës për çdo gjë ka mendim dhe nuk heziton ta ndajë me të gjithë, edhe nëse e ka gabim. Pasi që femrat e tilla kanë karaktere, qasje dhe pikëpamje ekstreme mbi botën, ndërsa shoqëria nuk funksionon në parimin bardh-e-zi por në nuancat e ngjyrës gri, ato janë jashtëzakonisht irrituese.

Shpirti garues – Njerëzit, pra edhe femrat, për të cilat jeta është një garë e madhe në të cilën duhen të jenë më të mirë se lojtarët tjerë nuk janë të dashur për askënd, sidomos nëse shkelin gjithçka para vetës për të arritur deri tek qëllimi. Personat e tillë mund të fitojnë, por mundi u shkon huq kur nuk kanë me kë të ndajnë sukseset e tyre.

Mirëqenia – Sa më të pasura që jeni, mundësia është më e madhe që nuk i kuptoni problemet e “njeriut të thjeshtë”. Po ashtu paraja juaj mund të jetë magnet për miqtë e rrejshëm të cilët në ju shohin vetëm dobi financiare. Nga ana tjetër, shprehitë tuaja të jetës, respektivisht shpenzimi i parave, tek personat tjerë mund të shkaktojë ndjenjën e inferioritetit dhe kjo nuk është mirë për miqësinë. /Telegrafi/

Exit mobile version