Site icon Telegrafi

Fëmijët ushqehen më mirë sesa mendohet

Të dhënat nga ky studim kanë treguar se 42% e fëmijëve e dëshirojnë ushqimin e pasur me energji, 35% e tyre zgjedhin ushqimin e pasur me vitamine dhe minerale, 25% prej tyre kanë kujdes në konsumimin e yndyrave, ndërsa 22% e fëmijëve dhe adoleshentëve konsumojnë më pak sheqerna.

I njëjti studim shton se 65% e fëmijëve drekojnë me familjen e tyre, së paku pesë herë në javë.

Këto të dhëna lënë të kuptohet se mendimi i deritanishëm se fëmijët e kohës moderne hanë gjithmonë vetë dhe jashtë shtëpie, është i gabueshëm.

Exit mobile version