Telegrafi

Fëmijët që rriten duke lexuar libra, fitojnë më shumë para si të rritur

Librat janë ‘cool’ apo jo? Ata mund të jenë motivues, komik, frikësues dhe të gjitha këto në kombinim.

Por, përveç kësaj, librat mund t’ju ndihmojnë të fitoni edhe më shumë para – e veçanërisht nëse rriteni duke lexuar.

Një studim nga ekonomistët e Universitetit të Paduas ka monitoruar 6.000 meshkuj të lindur në nëntë shtete të ndryshme përgjatë Evropës, dhe i ka pyetur ata nëse janë rritur në një shtëpi me:

– Më pak se 10 libra

– Një raft me libra

– Një dollap me libra

– Dy dollapë me libra

– Apo me më shumë se dy dollapë me libra

Dhe gjejeni se çfarë kanë zbuluar shkencëtarët? Personat të cilët ishin rritur në praninë e më shumë librave kishin përfunduar duke fituar më shumë para si të rritur.

Sipas tyre, kjo është e rëndësishme pasi që prania e librave i inkurajon fëmijët të lexojnë më shumë, ndërsa leximi patjetër se ka efekte pozitive në performancën e shkollës. /Telegrafi/