Revista “Journal of Pediatrics” shkruan se ekspertët duke vështruar shëndetin e fëmijëve të moshave pesë dhe gjashtëvjeçare në 7.443 familje, kanë zbuluar se fëmijët të cilët jetojnë në ambiente stresuese janë dy herë më shumë të prirë për të fituar mbipeshë.
Burimet kryesore të stresit në familje janë sëmundjet e ndryshme të anëtarëve të familjes, vdekja e të dashurve, ndarja e prindërve, papunësia në familje, si edhe dhuna në familje.