Një pusetë e krijuar në një pjesë të qytetit të Gjilanit gjatë ndërtimit të një objekti, përkatësisht në hapësirën ku është paraparë të shfrytëzohet nga Këshilli i Bashkësisë Islame, po shqetëson në masë të madhe qytetarët e vendit.
Përball kësaj hapësire, gjenden disa lojëra dhe si rrjedhojë qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndonjë rrezik të mundshëm për fëmijët, raporton Telegrafi.
Përmes një postimi në grupin ‘Gilani Network’, qytetarët kanë kërkuar që të merren masa të menjëhershme dhe të rrethohet hapësira, kështu që të minimozohet rreziku.
“Tek “sheshi” në Gjilan, 20metra larg lojrave të fëmijëve pa asnjë mas mbrojtëse kjo ndërtesa e Këshillit të Bashkësisë Islame gjendet ky “bunar” me gjithë ato dërrasa dhe hekra poshtë, ku lartësia është rreth 3 metra, e ai bunar nuk e di se sa i thellë mund të jetë. Apel tek inspektorat e te kryetari e te të gjithë. Të keni kujdes fëmijet kur ju sillen tek ky vend”, ka shkruar një qytetar.
Telegrafi ka siguruar pamje të vendit dhe ka parë nga afër se gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe se nuk janë ndërmarrë masa as nga Këshilli i Bashkësisë Islame, por as nga Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan.
Ndryshe, Telegrafi ka provuar të kontaktoj në këto dy adresa për të parë nëse do të ndërmarrin masa, por që deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/