Në studim, në të cilin janë përfshirë të dhënat e aksidenteve nga 16 shtete amerikane, hulumtuesit kanë zbuluar se rreziku që fëmijët deri në moshën trevjeçare të lëndohen është shumë më i vogël, nëse ulësja e tyre vendoset në mes të pjesës së pasme të automobilit, dhe jo pas shoferit apo bashkë-udhëtarit të tij.
Ekspertët, tanimë u kanë rekomanduar prindërve që ulëset e fëmijëve t’i vendosin në mes të pjesës së pasme, derisa ky studim e vërteton këtë këshillë. Mirëpo, për fat të keq gjatë studimit të bërë vetëm 16 % e fëmijëve në aksidente kishin qenë të vendosur në pozitën e rekomanduar.
Rezultatet e studimit janë bazuar në të dhënat nga 4.790 fatkeqësive të komunikacionit gjatë periudhës 1998-2006, në të cilat kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët nën moshën trevjeçare.
Në rastet e fatkeqësive, 41% e fëmijëve kanë qenë të vendosur prapa shoferit ndërsa 31% prapa bashkë-udhëtarit të tij. Vendosja në mes ka qenë më pak e popullarizuar, por më e sigurt.