Telegrafi

Fëmijët e nënave që punojnë janë më të lumtur

Përkundër frikës së prindërve, orët e kaluara në zyrë nuk ndikojnë në mirëqenien emocionale të fëmijëve, thuhet në hulumtimin, i cili ka përfshirë 1.800 prindër dhe fëmijë.

Sipas rezultateve të fituara, të cilat i publikon The Straits Times, 83 për qind e fëmijëve ndjehen të lumtur shpesh, apo shumë shpesh.

Në hulumtim janë përfshirë fëmijët në mes të moshave 6 dhe 12 vjeçare.

“Ndoshta fëmijët as që presin që nënat të kalojnë tërë ditën me ta”, ka thënë shkencëtarja Shum-Cheung Hoi Shan.

Prindërit janë nën presion, gjithnjë e më të madh, të shkurorëzimeve dhe numrit, po ashtu në rritje, të nënave të vetmuara.