Site icon Telegrafi

Fëmijët e institucioneve parashkollore në Istog sot dhe nesër në pushim, shkak trajnimi i edukatoreve

Ilustrim

Sot dhe nesër, kopshtet e fëmijëve në komunën e Istogut kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet e tyre.

Arsyeja e këtij pezullimi lidhet me një trajnim profesional të organizuar për edukatorët e këtyre institucioneve.

Për këtë drejtori i Drejtorisë për Arsim në Istog, Naim Behlulaj, ka dhënë një sqarim për situatën, duke kërkuar mirëkuptimin e prindërve.

“Ju kërkojmë falje prindërve që fëmijët e tyre nuk janë në kopshtet e Istogut, mirëpo qëllimi që fëmijët nuk janë sot e po ashtu edhe nesër është për arsye se edukatorët janë në trajnime i cili mbahet për organizimin dhe çasjen e problemeve në mes fëmijëve dhe prindërve,” ka thënë Behlulaj për RTV Fontana transmeton Telegrafi.

Trajnimi është pjesë e një programi të fokusuar në përmirësimin e metodologjive edukative dhe forcimin e qasjes së bashkëpunimit mes edukatorëve, fëmijëve dhe prindërve, duke synuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për zhvillimin e fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version