Site icon Telegrafi

FËMIJA

Poezi nga: Vladimír Holan
Përktheu: Eraldo Hatija

Me veshët në shina,
një fëmijë po përgjon trenat.
Përhumbur nën zhurmërimën e kudohapur,
pak vlen
nëse po vjen treni apo është duke shkuar.
Por ti gjithmonë ishe në pritje të dikujt,
përherë duke u ndarë nga dikush,
deri kur veten gjete
dhe s’je më kund.

Exit mobile version