Marouane Fellaini, lojtari i Manchester United, ka pranuar se skuadra e tij ka rënë në një “krizë të vogël” pas humbjes së tri ndeshjeve në pak më shumë se një javë kohë.
Klubi nga “Old Trafford” e filloi epokën “Mourinho” me fitore në “Community Shield” dhe tri të tilla të njëpasnjëshme në Ligës Premier.
Që atëherë, megjithatë, “Djajtë e Kuq” kanë shijuar humbjen kundër Manchester City dhe Watford, brenda vendit, ndërsa u mposhtën edhe nga Feyenoord në Ligën e Evropës.
“Ne mund të themi se është një krizë e vogël, për shkak se një klub si Manchester United nuk mund të humbasë tri ndeshje”, ka thënë ish-lojtari i Everton për “SFR Sports”.
Manchester United do të duhet të kthejë fatin e keq, të mos humbasë të mërkurën, kur të vizitojë Northampton Town në Kupën e Ligës.