Telegrafi

Fellaini rinovon me Unitedin deri në vitin 2020

Marouane Fellaini ka nënshkruar kontratë të re me Manchster Unitedin deri në vitin 2020 me opsionin për një vit tjetër.

Mesfushori aktualisht është me Belgjikën në Botërorin, Rusia 2018.

“Jam i kënaqur që do të vazhdoj rrugëtimin tim si lojtar i Manchester United. Unë e mora vendimin sepse jam i lumtur”.

“Po ashtu, ndjej se ky ekip, nën drejtimin e Jose Mourinhos, ka shumë për të dhënë dhe për të arritur. Dua të falënderoj Josen për besimin që gjithmonë ka treguar te unë”, u shpreh Fellaini me rastin e rinovimit.

Vet Mourinho u shpreh i kënaqur me rinovimin e Fellainit, duke vlerësuar dëshirën e tij për të qëndruar në klub.

Fellaini është pjesë e kombëtares së Belgjikës në Botërorin, Rusia 2018.

Përkundër shumë kritikave, mesfushori ka gjetur shpesh veten në planet e Jose Mourinhos. /Telegrafi/