Telegrafi

Fellaini rezulton pozitiv në test, bëhet lojtari i parë në Superligën e Kinës me coronavirus

Marouane Fellaini ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit në provincën kineze të Jinan, deklaron një departament lokal të shëndetësisë.

Ish-lojtari i Evertonit dhe Manchester Unitedit aktualisht luan për skuadrën kineze, Shandong Luneng, dhe mbërriti me tren në Jinan më 20 mars duke marr aty virusin.

Fellaini, 32 vjeç, është lojtari i parë i Superligës Kineze që rezulton pozitiv për coronavirus deri më sot, me kampionatin, i cili si shumica e të gjithëve në botë, aktualisht është i pezulluar.

Lexo po ashtu Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz vdes nga coronavirusi

Ndërsa Covid-19 ishte me origjinë nga Kina, raportet nga vendi sugjerojnë një rënie dramatike të rasteve të diagnostikuara gjatë muajit pasi gjërat janë përkeqësohen diku tjetër në botë.

Fellaini u transferua në Shandong në vitin 2019 dhe shijoi një sezon të parë të suksesshëm me klubin pasi shënoi 13 gola në të gjitha garat, ndërsa skuadra e tij përfundoi e pesta në ligë.

Lexo po ashtu E konfirmon Dybala: Unë dhe e dashura ime kemi rezultuar pozitiv me coronavirus

Rritja e infektimit me coronavirus po përkeqësohet në mbarë globin, ndërsa futbolli nuk ka qenë në gjendje t’i shpëtojë pasi një numër lojtarësh, menaxherësh dhe stafesh kanë rezultuar pozitiv.

Të shtunën, ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz ndërroi jetë me trishtim pasi u shtrua në spital me gjendje emergjente, ndërsa ylli i Juventusit , Paulo Dybala iu bashkua listës së lojtarëve të infektuar. /Telegrafi/