Mesfushori belg, Marouane Fellaini ka paralajmëruar se do të largohet nga Manchester United në fund të këtij edicioni.
Kontrata aktuale e mesfushorit nga Belgjika skadon në fund të këtij edicioni me klubin anglez.
Manchester United i ka ofruar kontratë të re Fellainit por futbollisti nuk ka pranuar rinovimin.
E duket se e ardhmja e lojtarit do të jetë në elitën e futbollit turk.
Është gjiganti nga Stambolli, Galatasaray që ka arritur marrëveshje personale me lojtarin sipas medieve angleze.
Belgu do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me kampionin e shumëfishtë të Turqisë.
30-vjeçari pritet të fitojë një pagë vjetore rreth shtatë milionë euro tek skuadra turke.
Fellaini iu bashkua Manchesterit në verën e vitit 2013 nga skuadra tjetër angleze Everton për 33 milionë euro.
Në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, belgu ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/