Manchester United u kthye te fitorja duke e mposhtur Sunderlandin si mysafir 3-0, por kjo fitore kishte edhe një domethënie të veçantë për klubin.
Bëhet fjalë për shiritin e kapitenit, të cilin dje e mbajti Marouane Fellaini.
Mesfushori u bë i pari mysliman që udhëheq në fushë “Djajtë e Kuq”.
Në mungesë të Michael Carrick dhe Wayne Rooneyt, trajneri Jose Mourinho ia besoi shiritin mesfushorit belg me origjinë marokene.
29-vjeçari iu bashkua me Unitedin nga Evertoni në verën e vitit 2013 për rreth 32 milionë euro.
Në anë tjetër futbollisti i parë mysliman që e ka veshur fanellën e United është Adnan Januzaj, shqiptari më nënshtetësi belge. /Telegrafi/