Telegrafi

Fellaini e ka refuzuar ofertën e United për rinovim

Janë zgjuar dyshime rreth të ardhmes së mesfushorit të Manchester United, Marouane Fellaini.

Sipas Daily Mail, Fellaini është ende në pritje të kontratës që e dëshiron nga klubi.

Bisedimet kanë filluar mes klubit dhe belgut, por që nuk ka ende një marrëveshje.

Oferta e parë e United nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit dhe nuk është e afërt me kërkesat e stafit të tij.

Ai mbetet pa në fund të këtij edicioni futbollistik dhe në nëntor do t’i mbush 30 vjeç.

Politika e klubit është që të mos i ofrohet kontratë më shumë se një vit asnjë lojtari që i ka mbi 30 vite.

Fellaini erdhi te Manchester United nga Evertoni në vitin 2013. /Telegrafi/