Kalimi i Valtteri Bottas te Mercedes ka rikthyer në pistë një nga pilotët më të mirë dhe veteran të Formula 1, brazilianin Felipe Massa, që do të pilotojë sërish makinën Williams.
Ka qenë vetë braziliani ai që ka konfirmuar kalimin, duke u shprehur se ndihet i detyruar të bëjë këtë hap pas në shenjë mirënjohje karshi Williams edhe pse në nëntor deklaroi tërheqjen nga garat.
“Jam shumë i lumtur që kam sërish mundësinë të rikthehem te Williams. Pashë që kisha ende dëshirë brenda meje për të garuar në pistë. Williams është një skuadër që e kam në zemër dhe kam respekt për të gjithë punën që po bëhet aty, për t’u përmirësuar. Valtteri ka një shans të artë dhe shpresoj ta shfrytëzojë si duhet atë”, tha Massa, që do të ketë si shok skuadre 18-vjeçarin kanadez Lance Stroll.
Përvoja e brazilianit do të ndihmojë si makinën pritanike ashtu dhe pilotin adoleshent, që debuton në Formula 1. /Telegrafi/