Ylli i Lyonit, Nabil Fekir e ka lënë derën e hapur për të lëvizur në Liverpool këtë verë, pasi nuk ka kontratë jetësore me Lyonin dhe presidenti i klubit i ka autorizuar të flasin sa herë duan rreth largimit nga klubi.
Para disa ditësh u raportua se Liverpooli ka marrëveshje për transferimin e yllit francez të Lynonit, Fekir.
Ndërsa babai i tij ka insistuar se nuk ka pasur kontakt me Reds, edhe Fekir thotë se tani për tani nuk ka bisedime dhe se nuk është duke u ngutur asgjë.
Mesfushori francez ka deklaruar se ka një kontratë valide me Lyonin, por nëse dëshiron të largohet do të diskutoj me presidentin e klubit.
“Presidenti më tha, ashtu si i tha të gjithë të tjerëve kur nënshkruan kontratat e tyre, se kemi mundësinë të flasim sa herë që doni të largohem”, ka thënë fillimisht Fekir për L’Equipe.
“Askush nuk ka nënshkruar për jetë me klubin. Nuk funksionon kështu”.
“Por, unë nuk kam të drejt për t’u larguar. Kam një kontratë deri në vitin 2020. Do ta lejoj fatin ta trajtojë pjesën tjetër”.
“Tani për tani, nuk ka asgjë. Presidenti më beson dhe ndihem mirë në Lyon”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/