Nabil Fekir ka mundur t’i bashkohej Bayernit të Munichut gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori francez ishte kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane por që Lyon refuzoi shitjen e tij.
E përditshmja gjermane ‘Kicker’ ka zbuluar se Bayerni i Munichut kishte bërë ofertën më të lartë për Fekir.
Kampioni aktual i Gjermanisë kishte ofruar 65 milionë euro për transferimin e francezit, por që kjo ofertë u hodh poshtë nga gjiganti francez.
Lyon kishte refuzuar çdo ofertë që kishte ardhur në klub pasi nuk donin largimin e yllit të tyre.
Në rast se Lyon do të pranonte ofertën e Bayernit, atëherë Fekir do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Bundesligës.
Kicker ka shkruar se Bayerni do të tentoj transferimin e francezit edhe në verën e ardhshme me një ofertë edhe më të lartë.
Interesim për Fekirin kishte shprehur edhe Chelsea, Liverpool dhe Arsenal.
25-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2020 dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj. /Telegrafi/