Lojtari i Lyoni, Nabil Fekir e ka përshkruar La Ligën si “destinacionin e tij të ëndrrës” mes interesit të raportuar nga klubet udhëheqëse në divizionin spanjoll.
24-vjeçari francez ka shijuar formë të lartë këtë sezon me 14 gola për gjigantët francezë dhe ftesat e vazhdueshme nga kombëtarja franceze.
Paraqitjet e tij dhe forma superiore kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e tij nga ligat kryesore.
Megjithatë, Fekir duket se anon më shumë nga liga spanjolle, La Liga, e cila sipas tij është destinacioni që ëndërron, teksa si opsion i mirë i duket edhe Liga Premier.
“Real Madridi, Barcelona dhe Atletico janë të gjitha klube të shkëlqyera”, ka thënë fillimisht Fekir për Diario AS.
“Interesimi i tyre për mua është diçka që është me të vërtetë e këndshme, por nuk kam marrë asnjë ofertë të fortë dhe tani jam në Lyon dhe jam i lumtur në këtë klub”.
“Nuk jam i sigurt se çfarë ka ardhmëria ime, por La Liga do të ishte një destinacion ëndërr për mua dhe për karrierën time”.
“Edhe Anglia është një opsion, me Manchester Cityn dhe Arsenalin”, përfundoi francezi. /Telegrafi/